Nëse e ke vendosur besimin tënd në Jezu Krishtin, mund të jesh i sigurtë se marrëdhënia jote me Të u rregullua.
Zoti nuk të shikon më si një mëkatar. Zoti shikon në ty drejtësinë e Krishtit.
"Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja" (2 Korintasve 5:17).
Sa do të gëzoheshim nëse do të na shkruaje diçka dhe të mund të të ndihmonim në këtë jetën tënde të re. Na shkruaj!
Ja dhe disa gjëra të tjera që ti mund të duash ti dish:
- Të zgjedhësh një kishë -- Me gjithë këto fe dhe shoqata fetare, si mund ta di kush e vërtetë dhe kush është e rremë? Përgjigje
- Siguria—si të jem i sigurtë për shpëtimin? Përgjigje
- 10 sugjerime—për të krishterë të rinj e të rritur. Më shumë
- Miq apo familjë—a njeh ndonjë mikun tënd apo ndonjë familje që do të ishin të lumtur të dëgjonin se ti je bërë i krishterë?
- Kisha—A di ndonjë kishë të mirë që mund të të ndihmojë të rritesh dhe të informohesh më shumë për këtë jetë të re?
- Bibla—Lexoje Biblën dhe mëso më shumë nga fjalët që Perëndia i drejton njeriut. Ne ofrojmë një plan, një vjeçar dhe tri vjeçar, për leximin e Biblës.
- Historia e Perëndisë—Lexo një përmbledhje të ilustruar të të gjithë biblës në këtë faqe unike dhe shumëgjuhëshe.
- Lutju Perëndisë. Ai kujdeset për ty dhe mezi pret që ti t'i shprehesh atij me fjalët e tua. Krishtërimi është një marrëdhënie me Jezu Krishtin.
|